Strehëza për gra dhe vajza të abuzuara
Strehëza për gra dhe vajza të abuzuara” është hapur në 1998 si pjesë e “Rrjetit Kombëtar kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit Njerëzor”, dhe si një projekt i shoqatës së grave “Reflexione”. Që nga ajo kohë Strehëza ka funksionuar rregullisht duke u bërë një partner aktiv në fushën e të drejtave të grave. Strehëza ka ofruar shërbime direkte për viktimat e dhunës në familje si dhe është përfshirë në lobim, advokaci, studime dhe edukim të publikut të gjërë në të njëjtën kohë.