Shoqata “Përthyerje”
Misioni i organizatës është të garantojë të Drejtat e Njeriut për personat që janë në konflikt me ligjin, të mundësojë përdorimin e dënimeve alternative dhe të kontribuojë në uljen e kriminalitetit nëpërmjet programeve të rehabilitimit dhe ri-integrimit. Kjo organzitë jofitimprurëse është e përbërë nga profesionisë të ndryshëm që në interesat e tyre kanë parandalimin e kriminalitetit dhe rehabilitimin e personave të dënuar. “Përthyerja” është krijuar në vitin 1999 nga studentë dhe anëtarë të profesioneve të ndryshme që i bashkonte dëshira për të kontribuar në shoqërinë shqiptare. Kjo organizatë është regjistruar zyrtarisht në gjykatë në vitin 2000. Që nga ky vit “Përthyerje” ka qenë shumë aktive në projekte të ndryshme që kanë synuar të vënë në jetë misionin dhe qëllimet e organizatës.