Publikime
Në kuadër të projektit shoqatat implemenutese janë angazhuar në hartimin dhe publikimin e shumë materialeve informuese. Në këtë seksion janë paraqitur shkurtimisht këto materiale me linket përkatëse nga ku mund t'i lexoni të plota on-line apo dhe t'i shkarkoni në kompjuterin tuaj
Menaxhimi Efektiv i Dënimeve Alternative dhe Nevojat e të Dënuarve
Një libër mjaft informues dhe i detajuar mbi mënyrat më të mira dhe efikase të menaxhimit të Dënimeve Alternative. Këtu do të gjeni informacione mbi shoqatat implementuese të këtij projekti, informacion mbi Shërbimin e Provës dhe si përfitojnë përdoruesit e drogave nga ky Shërbim. Gjithashtu në këtë libër do të lexoni disa histori rrënqethese dhe sesi Dënimet Alternative mund të luajnë një rol pozitiv dhe jetë ndryshues për përdoruesit.
Librin e plotë mund ta lexoni këtu
Newsletter 7
Në këtë numër do të gjeni publikim të studimit mbi Efektivitetin e Dënimeve Alternative në Shqipëri, Zbatimi i programeve multi-disiplinare dhe subjektet përfituese, Instrumentet Vlerësuese mbi Recidivizmin, Qëndra e re a Aksion Plus si dhe Hapja e Zyrave të Reja Vendore të Shërbimit të Provës.
Për më shumë lexoni Newsletter 7
Newsletter 6
Disa nga cështjet e përshkruara në këtë numër janë: Lirimi me Kusht dhe Stadartet Ndërkombëtare, detaje nga Trajnimi me Stafin e Burgjeve, Trajinimi me Profesorin e njohur nga Italia Z. Icro Maremmani si dhe një përshkrim të Rekomandimeve të Komitetit të Ministrave të Shteteve antare të Këshillit të Europës.
Për më shumë lexoni të plotë Newsletter 6
Newsletter 5
Në këtë numër do të gjeni informacion mbi aktivitet kryesore të kryera nga shoqatat implementuese të projektit. Kështu do jepet një përshkrim i detajuar i Seminarit Informativ mbi shërbimet e ofruara në kuadër të Implementimit të Dënimit Alternativ në Shqipëri, Prezantimi në Universitetin e New York dhe Prezantimi në Fakultetin e Shkencave Politike
Për më shume lexoni të plotë Newsletter 5
Newsletter 4
Në numrin 4 të “Newsletter” flitet mbi aktivitetet informuese dhe prezantuese që shoqatat implementuese kanë zhvilluar gjatë tremujorit të fundit të vitit 2010. Temat kryesore në këtë numër jane :
Shërbimi Alternativ dhe roli i Punonjësit Social
Aktivitetet kryesore në kuadër të zhvillimit të projektit Shërbimi Alternativ
Prezantim i Shërbimit Alternativ në Panairin e OJF-ve në Tiranë
Prezantim në Njësinë Bashkiake Nr.10 në Tiranë
Për më shumë lexoni Newsletter 4
Newsletter 3
Në kuadër të projektit “Rrjeti për Zbatimin e Dënimeve Alternative” shoqatat implementuese kanë hartuar dhe publikuar disa “newsletter” në të cilat paraqiten në detaje aspekte të ndryshme dhe specifike të implementimit dhe mbarëvajtjes së këtij projekti.
Në numrin 3 të këtij publikimi hidhet dritë mbi disa nga aktivitet e zhvilluara në kuadër të projektit. Programi mbi manaxhimin e inatit, Programi mbi Dhunën në Familje dhe Trajnimet Profesionale për gratë, etj. Për këto dhe shumë të tjera lexoni të plotë Newsletter 3
Newsletter 2
Zbatimi i Dënimit Alternativ në Shqipëri është një hap përpara në konsolidimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor. Janë arritur shumë objektiva prej një viti nga bashkëpunimi mes Shërbimit të Provës dhe Rrjetit të Shërbimeve Komunitare për të dënuarit.
Në qendër të projektit kanë qenë shumë aktivitete të ndryshme si seminare informuese, workshope, takime, prezantime, fushata ndërgjegjësimi si dhe trajtime e mbikëqyrje të rasteve konkrete.
Per me shume, lexoni Newsletter 2
Newsletter 1
Ne kete newsletter do te gjeni informacione mbi projektin "Rrjeti per zbatimin e denimeve alternative", projekt ky i financuar nga Komisioni Europian, Qendra Europiane per Demokraci dhe te Drejtat e Njeriut. Ky newsletter ka per qellim te informoje me shume publikun mbi nevojen e zbatimit te denimit alternativ dhe perparsine e ketyre denimeve. Po keshtu do mesojme me shume mbi Ligjin Per Sherbimin e Proves si dhe informacione mbi OJF-te qe do te kontribuojne ne zbatimin e deminit alternativ. Per keto dhe shume aspekte te tjera te ketij projekti lexoni Newsletter 1