Ligji për Shërbimin e Provës në Shqipëri

SHËRBIMI I PROVËS

(Shtuar me ligjin nr. 10024, datë 27.11.2008)

Arben Sefgjini Drejtori i Sherbimit te ProvesShërbimi i provës është organi shtetëror, që mbikëqyr zbatimin e dënimeve alternative, paraqet informacion dhe raporte para prokurorit ose gjykatës, sipas këtij ligji dhe ndihmon në ekzekutimin e dënimit alternativ, si dhe ndihmon personin e dënuar në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin social.
Organet shtetërore qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore i japin shërbimit të provës ndihmën e nevojshme për përmbushjen e detyrave ligjore. Shërbimi i provës bashkëpunon me OJF-të dhe shërbimin e ndërmjetësimit, në bazë të rregullave të hollësishme, të përcaktuara nga Ministri i Drejtësisë.
Shërbimi i provës ndihmon personin e dënuar në kapërcimin e vështirësive për riintegrimin social, duke vendosur kontakte me familjen dhe mjedisin shoqëror të të dënuarit, me organizatat jofitimprurëse dhe individët.