Pjesëmarrësit e ftuar nga prokuroria dhe stafi i Shërbimit të Provës hodhën për diskutim pyetje të shumta të cilat do të sillnin përmirësimin e punës së tyre. Diskutimi u fokusua në këto cështje:
Si realizohet ne praktikë terapia me metadon; aplikimi i kësaj terapie në zyrat lokale të Aksion Plus dhe sesi do të realizohet bashkëpunimi me shërbimin e proves; a realizohet kjo terapi edhe në burg dhe vështirësitë për realizimin ne burg; rolin e kësaj terapie për uljen e kriminalitetit dhe në vecanti për rritjen e numrit të personave të mitur të përfshirë edhe në grupe kriminale; Sa efikase ka qenë trajtimi me Metadon për parandalimin e krimit; A është metadoni një mjekim i cili largon varësinë e heroines; krijon trupi imunitet ndaj metadonit dhe a sjell ky trajtim pasoja për gratë shtatzana?
Veprat që kryhen prej te miturve dhe cilat nga këto vepra mund të klasifikohen për dhënien e denimeve alternative; Shtimi i rasteve të vjedhjeve dhe klasifikimi i këtyre rasteve; Si duhet të procedojë ligji nga ana gjyqësore; problemet që lindin si pasojë e dokumentacionit të paplotësuar në lidhje me adresat e personave që futen në shërbimin e provës; etj.
Në këtë diskutim u ngritën shumë pyetje prej punonjësve të Shërbimit të Provës të cilët diskutuam për shumë aspekte të punës së tyre, dhe sesi ata e realizonin në praktikë supervizimin e rasteve konkrete. Pyetjeve të tyre iu përgjigjën ekspertët e ftuar dhe pjesëmarrësit e ftuar nga prokuroria. Njëkohësisht ata u përgjigjën edhe komenteve të prokurorëve për diskutimet mbi rastet specifike.
Seminari u cilësua si shumë i rëndësishëm prej të dy palëve që morën pjesë, Shërbimit te Provës dhe Prokurorisë sepse u njohën më në detaje me punën që po realizohet ne kuadër të zbatimit të dënimeve alternative, prezantimi i problemeve që hasen gjatë punës duke hedhur ide sesi mund të bashkëpunojnë për zgjidhjen e tyre; njohja e programeve që organizatat e shoqërisë civile mund të ofrojnë në ndihmë të zbatimit sa më efikas te dënimeve alternative dhe bëri që prokurorët të ndihen më konfidente rreth punës së rëndësishme që po zbaton Shërbimi i Provës.