Si lindi projekti? Objektivat, aktivitetet
Projekti financohet nga Komisioni Europian, Qendra Europiane për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Qëllimi kryesor i projektit ështe të mbështesë Sherbimin e Proves në zbatimin e dënimeve alternative në Shqipëri duke ofruar programe trajtimi për të pandehurit në komunitet. Sherbimi i Proves mbështetet në gjetjen, stimulimin dhe shfrytëzimin efektiv të partneriteteve duke rritur kështu besueshmërinë në publik mbi rolin e komunitetit në dhënien efektive të dënimeve alternative.
Objektivat e projektit
Ndër objektivat e këtij projekti mund të përmendim:
- Krijimi i nje rrjeti për Shërbimet e Komunitetit për të pandehurit
- Ofrimi i trajtimeve, rehabilitimit dhe programet këshilluese për të pandehurit në komunitet
- Ndërtimi i kapaciteteve për realizimin e aktiviteteve për Sherbimin e Proves në bashkëpunim me shërbimet e komunitetit dhe menaxhimi efektiv i burimeve të komunitetit
- Aktivitete ne kuadër te partneriteteve me qëllim përmirësimin e besueshmërisë dhe angazhimit të komunitetit në sistemin e drejtësisë
- Krijimi dhe menaxhimi i një rrjeti për shërbimet ekomunitetit për të pandehurit
- Zhvillimi dhe implementimi i programeve specifike për të pandehurit në komunitet
- Kapacitetet ndërtuese të Shërbimit të Provës.
Kapacitetet Ndërtuese të Anëtarëve të Rrjetit - Shkëmbimi i Informacionit
- Ndërgjegjësimi i publikut mbi Dënimet Alternative.