Tryeze e rrumbullaket me Shoqërinë Civile

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të forcojë bashkëpunimin e Shërbimit të Provës me organizatat jo-fitimprurëse lokale duke diskutuar si aspektin ligjor, ashtu edhe atë praktik, duke ndarë përvoja dhe praktikat më të mira dhe duke gjetur mënyrat se si ky bashkëpunimin mund të jetë më i dobishëm dhe efikas në të ardhmen.Kjo tryezë u zhvillua pas një periudhe të suksesshme trivjeçare funksionimi të Institucionit të Shërbimit të Provës, që mbikëqyr zbatimin e dënimeve alternative, i cili ka tashmë nën mbikqyrjen e tij në komunitet mbi 4093 të dënuar me dënime alternative.

Tryeza u përqendrua në alternativat e dënimit me burgim, mënyrën e funksionimit të Shërbimit të Provës, rolin e shoqërisë civile në riintegrimin e të dënuarëve me dënime alternative në shoqëri, si dhe në bashkëpunimin mes OJF-ve me specialistët e Shërbimit të Provës, mbi mënyrën e zbatimit në praktikë të memorandumeve të bashkëpunimit të lidhura për këtë qëllim. Punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës dhe përfaqësues të OJF-ve paraqitën materiale, si dhe modelet e mundshme të bashkëpunimit të Shërbimit të Provës me shoqërinë civile.

Në mënyrë që dënimet në komunitet të ekzekutohen plotësisht, është e nevojshme që Shërbimi i Provës të punojë me OJF të specializuara në fusha të caktuara. Këto OJF ofrojnë shërbime si: ndërmjetësim, kurse profesionale, kurse për menaxhimin e zemërimit, shërbime për përdoruesit e substancave narkotike, trajtim të veçantë për të miturit, trajtim të veçantë për gratë e dënuara, etj. Në rrethin e Shkodrës, Shërbimi i Provës ka lidhur disa marrëveshje bashkëpunimi me OJF, të cilat ofrojnë shërbime sociale, ligjore dhe arsimore.Me qëllim uljen dhe eliminimin e rrezikut social të personave të dënuar dhe rehabilitimin e tyre në shoqëri, Prezenca e OSBE-së inkurajoi OJF-të, të cilat nuk kanë nënshkruar ende një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin e Provës, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla bashkëpunimi. Pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët përfshijnë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, përfaqësues nga Zyra Vendore e Shërbimit të Provës Shkodër, përfaqësues nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile në rrethin e Shkodrës.

Në këtë tryezë, mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, z. Arben Sefgjini, i cili theksoi se "Bashkepunimi me OJF qe ofrojne sherbime te specializuara eshte i nje rendesie te vecante per realzimin e misionit te Sherbimit te Proves, per mbeshtetjen dhe asistencen e te denuarve per permbushjen e detyrimeve te tyre, per sigurine e komunitetit dhe per riintegrimin e tyre social".Kjo tryezë është tryeza e dytë që zhvillohet me përfaqësues të shoqërisë civile. Një tryezë e tillë e ngjashme është zhvilluar në Tiranë dhe tryeza të tjera do të mbahen muajt e ardhshëm me përfaqësues të OJF-ve në rrethe të tjera.Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të organizatave ndërkombëtare dhe në veçanti, të Prezencës së OSBE-së, për mbështetjen që i është dhënë Shërbimit të Provës në kryerjen e një sërë trajnimesh për punonjësit e tij dhe tryezash me aktorë të tjerë për realizimin sa më mirë të detyrave të tij funksionale.