Pse Pro dënimeve alternative?

Dënimet alternative zvogëlojnë probabilitetin e rikthimit në rrethin e krimit.
Dënimet alternative i kushtojnë më pak taksapaguesve.
Dënimet alternative ofrojnë një mundësi për të zhdëmtuar dëmin dhe viktimën.
Dënimet alternative zhdukin “Shkollën e krimit në burg”. Dënimet alternative shmangin marrjen e kulturës së burgut, në mënyrën e të jetuarit, të të shprehurit dhe zakonet e ndryshme që fitohen gjatë qëndrimit në burg.
Dënimet alternative ndihmojnë në mbajtjen e lidhjeve familjare dhe sociale.
Dënimet alternative i japin të dënuarit një mundësi për t’u ri-integruar në shoqëri;
Dënimet alternative eliminojnë stigmën e dënimit me burgim. Turpi i të qenit në burg është kaq real, sa dhe anëtarët e pafajshëm të familjes e vuajnë atë edhe më shumë se vetë i dënuari;
Komuniteti përfiton nga anëtarët e tij të rregullt dhe që kanë një plan të qartë për jetën. Ky plan përfshin pjesëmarrjen në jetën ekonomike, një punë të rregullt dhe i japin një kontribut konkret komunitetit në vend të krijimit të problemeve.

Financiarisht dënimet alternative kanë më pak shpenzime krahasuar me mbajtjen në institucion të të dënuarit.

Përparësitë e dënimeve alternative

Nga njëra anë u jep mundësinë autorëve të veproave penale të cilët kanë mundësi për ri-integrim dhe rehabilitim në shoqëri të rifillojnë më shpejt jetën në komunitet ndërsa nga ana tjetër kontrollon dhe ndëshkon autorët e veprave penale duke vepruar si mburojë për komunitetin. Sigurisht për të arritur rezultate të kënaqshme veprohet në bashkëpunim me shërbimet lokale sociale dhe të mirëqënies për të nxitur dhe rritur mundësitë e përfshirjes në shoqëri.
Për këtë qëllim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Drejtorisë së Shërbimit të Provës dhe Shoqatave Partnere të Projektit.Sipas këtij bashkëpunimi Zyra e Shërbimit të Provës i dërgon Shoqatave Partnere një letër reference me të dhënat e të pandehurit, subjekt pë dënimin alternativ i cili trajtohet në qëndrat ditore të këtyre shoqatave partnere, që disponojnë programe të natyrës rehabilituese, përfshirëse dhe riintegruese për të pandehurit në komunitet.