Prezantim në kuader të  Sherbimeve që Mbulohen nga  Shoqata të  Rrjetit Kombetar për Zbatimin e Dënimeve Alternative në Shqipëri

Vendi:Universiteti Aleks Luarasi (Durres)
Data: 15 Nentor 2010

Në datën 15.11.2010 në Universitetin Aleks Luarasi u zhvillua një prezantim në kuadër të projektit Zbatimi i Dënimit Alternativ. Ky prezantim u realizua si bashkepunim ndërmjet Qëndrës së Kërkimeve Shkencore te këtij Universiteti dhe Shoqatave zbatuese të projektit.

Sipas përcaktimit në axhendë, aktiviteti filloi me prezantimin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Aksion +, Z.Genci Mucollari. Në prezantimin e tij, Z. Mucollari parashtroi rëndësinë, qëllimin dhe objektivat e projektit. Ai prezantoi shoqatat anëtare të rrjetit dhe programet e kapacitetet e tyre në zbatimin e Dënimit Alternativ. Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionin e Shërbimit të Provës, në kuadër të Memorandumit të nënshkruar për këtë qëllim. Në fund të prezantimit të tij, ai theksoi nevojshmërinë që kane grupet shoqërore në risk dhe që janë në konflikt me ligjin për mbështetjen e komunitetit me qëllim rehabilitimin e tyre dhe riintegrimin e tyre ne komunitet.

 

Në vijim prezantimi vazhdoi me fjalën e Inspektorit të Shëbimit të Provës, Z. Sajmir Shyti. Cështjet kryesore të prezantimit të tij ishin, qëllimi i krijimit të Shërbimit të Provës, bazën ligjore të veprimtarisë së tij, strukturen dhe organizimin e përgjithshëm te tij, parimet bazë të funksionimit të tij, kompetencat, memorandumin e bashkëpunimit me shoqatat e rrjetit në kuadër të zbatimit të Dënimit Alternativ, avantazhet që paraqet ky shërbim në raport me alternativën burgim. Në fund të prezantimit të tij, Z. Shyti analizoi disa modele europiane të funksionimit të Shërbimit të Provës si modeli gjerman, austriak, norvegjez etj, ai parashtroi strukturën dhe funksionimin e secilit prej tyre duke konkluduar avantazhet e performancës të secilit prej tyre.