U vijua më pas me prezantimin e Drejtorit të Shërbimit të Provës, Shkodër. Zotëria vuri theksin në rritjen e numrit të veprave të kryera për arsye të përdorimit të drogave dhe benefitet që ka sjellë bashkëpunimi midis OJF-ve për periudhen që është vënë në funksionim. Shprehet se ka pasar disa raste që janë deleguar nga ky shërbim tek shoqatat përgjegjëse, këto në bazë të problemit përkatës, shoqëruar me anë të letrës së referencës. Drejtori vuri theksin në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në komunitet.

Sipas rendit te mbajtur prezantimi u vijua nga Znj.Ngjelina, Punonjësja Sociale e Projektit. Prezantimi u përqëndrua në qëndrat e Metadonit, si në Tiranë dhe në rrethe, mbi llojet e drogave, efektet e tyre detoksifikuese, terapite individuale dhe të grupit që kryen në qëndrat përkatëse. Theksoi stukturën mjeksore të specializuara për këto shërbime, e njëjtë kjo si për atë sociale dhe psikologjike.