Seminar informues për Shërbimet që Mbulohen nga Shoqata e Rjetit Kombëtar për Zbatimin e Dënimeve Alternative në Shqipëri.

Vendi:Hotel Europa (Shkoder)
Data: 26 Nentor 2010

Në kuadër të projektit “ Rrjeti Kombëtar Për Dënimet Alternative në Shqipëri” u zhvillua në qytetin e Shkodrës një seminar informues për shërbimet që ofrohen nga disa oganizata partnere të shoqërisë civile në kuadër të zbatimit të masave që ndërmerren mbi Denimet Alternative. Seminari u zhvillua në datën 26.11.2010  në hotel “ Europa”. Në seminar morën pjesë, Gjyqtarë, Prokurorë, Psikologë, Juristë, Avokatë, Gazetarë, Drejtori i Shërbimit të Provës, Specialistë të Shërbimit të Provës, Drejtori Ekzekutiv i “Aksion +”, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës “Përthyerja”, Punonjëse Sociale dhe Psikologe të shoqatave bashkëpunuese.


Duke u përmbajtur axhendës seminari u hap nga Drejtori  i Aksion +, Z. Genci Muçollari. Z. Muçollari theksoi numërin e lartë të përdoruesve të drogës në Shqipëri, shifra shumë të larta duke e krahasuar me vendin tonë. Ky fenomen kercenon, familjet e shumta, komunitetin dhe  gjithë shoqërinë në përgjithësi. Foli për kryerjen e veprave penale nën efektin e drogave të llojeve të ndryshme.

 

Ndaj shprehet se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi midis institucionit të Shërbimit të Provës dhe programeve të ofruara nga rrjeti bashkëpunues. Vë në dukje përfitimet e  trajtimit mbajtës me Metadon, efektin pozitiv që sjell ky trajtim në minimizimin e krimeve të shumta që të çojnë në përdorimin e drogës.