Seminar Informues per Sherbimet qe Mbulohen nga  Shoqata te  Rrjetit Kombetar per Zbatimin e Denimeve Alternative ne Shqiperi.

Vendi: Hotel Aragosta (Durres)
Data: 12 Nentor 2010

Në kuadër të projektit “Rrjeti Kombetar Per Denimet Alternative ne Shqiperinë qytetin e Durresit, në datën 12.11.2010 në hotel “Aragosta” u zhvillua seminari me temë  “Seminar informues për shërbimet që mbulohen nga disa organizata të shoqërisë  civile në kuadër të zbatimit të Masave Alternative të Dënimit”.
Në seminar morën pjesë Gjyqëtar te fushes penale, prokurorë të Gjykates së Durrësit, Drejtori I Shërbimit të Provës Durrës, Drejtori I Shërbimit të Provës Tiranë, Drejtori Ekzekutiv Aksion +, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqates Përthyerja si dhe përfaqësues të tjerë të Drejtorisë së Shërbimit të Provës dhe përfaqësues të rrjetit.

Sipas përcaktimit paraprak në axhendë, seminari filloi me prezantimin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Aksion Plus Z. Genci Mucollori. Në prezantimin e tij, Z.Mucollari vuri theksin në shifrat alarmante  të përdoruesve të drogës në Shqipëri të publikuara nga studime të kryera për këtë qëllim dhe theksoi se përdorimi I drogës është një fenomen familjar, komunitar, social dhe ekonomik. Në vecanti, ai foli për kryerjen e veprave penale nën efektin e përdorimit të drogës.  Për këtë qëllim ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucionit të Shërbimit të Provës me programet e ofruara nga shoqatat e rrjetit. Ai përmendi avantazhet e trajtimit mbajtës me metadon, efektin pozitiv që ky trajtim sjell në minimizimin e varësisë së përdorimit të drogës, terapitë afatshkurtra-afatgjata, eliminimin e abstinencës, si dhe të gjitha benefitet qe janë përfituar si rezultat I hapjes së Qendrave të Metadonit nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë si e vetmja mundësi për të minimizuar fenomenin negativ të përdorimit të drogës.

Prezantimi i Z. Mucollari u vijua nga prezantimi i Drejtorit të Shërbimit të Provës Tiranë, Z. Abdyl Spahiu. Në fjalen e tij, Z.Spahiu në mënyrë kronologjike dhe analitike, shpjegoi rëndësinë e krijimit të institucinit të Shërbimit të Provës, kompetencave të tij në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, për  Memorandumin e Bashkëpunimit me OJF-të, për procedurën e delegimit të rasteve konkrete për trajtim në shoqatat përgjegjëse nëpërmjet letrës së referencës, për funksionimin dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi, për efikasitetin e Zbatimit të Dënimit Alternativ në Shqipëri, për rastet konkrete, subjekte të Dënimit Alternativ në bazë të nenit 59 të Kodit Penal. Ai vuri theksin, tek rastet qe kanë prioritet duke iu referuar përdoruesve të drogës dhe programeve të ofruara nga shoqatat me qëllim rehabilitimin dhe riintegrmin e tyre në komunitet.